Një karrierë që nuk ka të krahasuar dhe që e ka transformuar në një legjendë dhe në një figurë ikonike të kinemasë.

Aktori Jack Nicholson feston sot 80 vjetorin dhe për të festuar po kujtojmë disa nga interpretimet e tij më të paharruara. Nga ‘Easy rider’, ‘Chinatown’, ‘Shining’ deri tek ‘Batman’, në 60 vite të kaluara në sheshxhirime aktori i famshëm ka koleksionuar plot 12 çmime Oscar, dhe tre statuja në Academy Awards.

Ai ka lindur në 1937 në Neptune City dhe në moshën 17 vjeçare u transferua në Los Angeles, duke filluar të frekuentonte kurset e teatrit.
Në këtë periudhë ai u bë mik i ngushtë me Dennis Hopper dhe Roger Corman, falë të cilëve arriti të luajë në ekranin e madh në filmin ‘The Cry Baby Killer’, në 1958.

Suksesi i tij i madh erdhi pas 11 vitesh me ‘Easy Rider’, i cili doli në kinema në 1969, duke u bërë menjëherë filmi manifest i një gjenerate të tërë.

Statuja e parë në Academy Awards erdhi me filmin ‘One flew over the cuckoo’s nest’, pasuar më pas me filmat ‘Diçka ka ndryshuar’ dhe ‘Dëshirë për ngrohtësi’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: