Në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, prodhuesit e hidro-sanitereve, kanë krijuar një standard unik për komandat. TechSot raporton se në Japoni, kjo është një nga gjërat që turistëve u bënë më shumë përshtypje kur vizitojnë Japoninë.


Tualetet superteknologjikë, që përdoren nëpër hotele, dhe në ambiente të ndryshme publike, apo edhe nëpër shtëpitë e gjysmës së japonezëve. WC teknologjike janë multifunksionalë, me shumë tastiera dhe komanda ekstremisht komplekse që aktivizojnë funksione të ndryshme. Gjëja e dytë që vizitorët vëzhgojnë në Japoni, është sikleti, kur zbulojnë që udhëzimet janë të gjitha në japonisht dhe nuk arrijnë të kuptojnë se si shkakrohet depozita e ujit në tualet.


Por në funksion të “Tokio 2020”, kur edhe parashikohet një shifër rekord turistësh të huaj, kompania “Japan Sanitary Equipment Industry Association” që ka bashkuar kolosët e Toto, Panasonic e Toshiba, për herë të parë ka krijuar një standard unik për panelet e WC, sanitareve të tjera smart.


(BalkanWeb)

Etiketa: