Jennifer Lopez ende se ka marrë propozimin për martesë nga ana e të dashurit të saj Alex Rodriguez, që i ka dhuruar këngëtares një unazë 4.5 milion dollarë. Aleks akuzohet nga ana e shumë femrave, që betohen se kanë pasur marrëdhënie së fundmi me bashkëshortin e ardhshëm të JLo.
Lopez duket se nuk është prekur aspak nga ky skandal, përkundrazi vazhdon të postojë foto me të dashurin dhe fëmijët e saj.

Në profilin Instagram, ajo poston edhe disa foto pikante, ku shfaqet me bikini rozë dhe tregon format e saj perfekte.

Me një buzëkuq ngjyrë rozë, syze të mëdha, me byzylykun dhe varësen që kompletojnë look-un e saj ajo duket e mrekullueshme. Pavarësisht moshës 49 vjeç, Jeniffer tregon kështu një moment nga filmi i ri ku është protagoniste, Hustlers, ku ajo luan rolin e një striptisteje.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb