“Bomba” e lëshuar një ditë më parë nga “Globo Esporte”, e përditshme braziliane, ka gjetur konfirmim edhe nga mediat në Spanje: Juventus është futur mes Realit dhe Barçës për të siguruar shërbimet e Neymar. Ndryshe nga dy ekipet spanjolle, Juve ka në dorë një “xholi” të jashtëzakonshëm, Dybala, një lojtar i cili mund të bind PSG të heq dorë nga braziliani. Dybala jo vetëm do të plotësonte boshllëkun e lënë nga Neymar por klubi parisien do të përfitoj dhe një shumë të konsiderueshme parash.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Katër të përditshmet spanjolle, “AS”, “Marca”, “Mundo Deportivo” dhe “Sport” janë në një linjë: “Juventus ndërhyn në tratativat për të rikthyer Neymar në Spanjë. Dybala plus para kesh”. Si rrallë herë të 4-ët gazetat spanjolle bashkohen në një pikë duke bërë që ky lajm i publikuar fillimisht në Brazil të mos jetë thjeshtë një thashem merkatoje por një ide konkrete e drejtuesve të Juventusit.

Neymar Jerseya F
Neymar Jerseya F

Pavarësisht se Neymar ka shprehur publikisht dëshirën e tij për tu rikthyer tek Barcelona, braziliani nuk do të ishte kundër një transferimi në Serie A. Juventus është një klub po aq i madh i cili ka një projekt gjigand për tu rikthyer në majën e europës, për më tepër në Torino do të gjente mikun e tij të ri, C.Ronaldo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb