Është drejt përfundimit edicioni i 70-të i Festivalit të Kanës. Pas shumë protagonisteve femra, ka ardhur momenti i një ylli mashkullor, Robert Pattinson.

Aktori ka mbërritur në Crosette me filmin në konkurrim ‘Good Time’, i drejtuar nga vëllezërit Safdi.

Gjatë ditës do të jetë prezentë edhe David Lynch, që do të prezantojë dy pjesë së sezonit të ri të ‘Twin Peaks’.

“Good Time” është një triller, dramatik dhe i dhunshëm në të cilën ish vampiri i ‘Twilight’ do të interpretojë Constantine Nikas, një hajdut bankash, i cili pas një natë gjithë adrenalinë do të tentojë të nxjerrë nga burgu vëllain e tij.

Në kastin e aktorëve do të jetë edhe Jennifer Jason Leigh.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: