TIRANË

Udhëtarët e linjës Tiranë – Bergamo janë duke pritur akoma për t’u nisur, pasi avioni i tyre ende gjendet në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Edhe pse në biletë shënohej se nisja bëhet në orën 14.15 minuta, kanë kaluar mbi 8 orë dhe ata akoma nuk kanë hipur në avion. Një prej pasagjerëve shprehet se në këto momente, janë duke i dërguar me autobus për te avioni, raporton “Balkanweb”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pasagjeri thotë se njerëzit po presin gjatë gjithë ditës. Në mesin e tyre ka gra, fëmijë dhe të moshuar. Ndërsa, në darkë iu është komunikuar se vonesa lidhet me motin e paqëndrueshëm. Sipas pasagjerit që ka dërguar fotot në redaksinë tonë, fluturimi i tyre nuk po realizohet, edhe pse në pistë ulen e ngrihen avionë.

Vonesa e madhe ka bërë që pasagjerëve t’ju ofrohet dreka dhe darka. Pasagjeri shprehet se tashmë janë në avion, kur ora shënon thuajse 23.00 dhe kapiteni po pret përmirësimin e motit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb