TIRANË

Kur po bëhen gati 4 orë nga protesta e opozitës së Bashkuar, liderët e saj nuk i kanë braktisur qytetarët që me gjithë gazin lotsjellës vijojnë të qëndrojnë në Bulevard.

Kreu i PD-së Lulzim Basha qëndron mes protestuesve në bulevard, mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit ashtu si edhe Berisha.

Berisha
Berisha

Por edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në këto momente pranë Lulzim Bashës në shesh.

  • foto galeri

Të tre liderët kryesorë të protestës së opozitës nuk kanë lëvizur asnjë moment nga protesta që me nisjen e saj dhe herë pas here kanë dhënë mesazhe për mediat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb