Thomas Strakosha kohët e fundit nuk po komentohet vetëm për paraqitjet fantastike që po bën në “Seria A” me Lazio-n, por edhe për flirtet e tij. Për gardiani 22-vjeçar pak ditë më parë u përfol se ishte në një lidhje me velinën Kejvina Kthella, por ishin të dy protagonistët që mohuan diçka të tillë.
533full-kejvina-kthella
Ende pa u zbehur mirë situata me velinën, portieri i kombëtares shqiptare, ka ndezur sërish thashethemet. Strakosha këtë herë është evidentuar duke komentuar në fotot e moderatores Arjola Shehu. Në postimin e saj në instagram, portieri ka komentuar me disa “emoji” ndaj saj.
D-470x308
I menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatores, fakt i cili tregon për një njohje mes dy personazheve të famshëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb