Pas përfundimit të festivalit “Kënga Magjike”, ku ai rrëmbeu një çmim personalisht, por edhe çmime të tjera nga këngët e krijuara prej tij, duket se gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë për kantautorin e njohur Elgit Doda.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, këngëtari shfaqet i shtruar në spital, ndërsa ka falënderuar stafin për përkujdesjen.

Mësohet se Elgit Doda ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në ligamentin e këmbës, ndërsa gjithçka ka përfunduar me sukses.

(d.d/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: