Në vend, po mban një mot i paqëndrueshëm. Si pasojë e motit të keq në Korçë, është këputur kabulli i shtyllës të tensionit të lartë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se kabulli i shtyllës të tensionit të lartë ka rënë mbi një makinë. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Korçë – Voskopojë.
Si pasojë e këputjes të kabullit, në zonë është ndërprerë energjia elektrike. Shtylla ka rënë në anë të rrugës.