Gazetarja Dorjana Bezat siguron për “BalkanWeb” fotografitë e dy vëllezërve Sajmir dhe Arsil Shera, të arrestuar në Tiranë për vrasjen e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e të hënës, ku vëllezërit vranë me kallashnikov taksistin, trupi i pajetë i të cilit u gjet pak metra larg mjetit të tij.
Siç raporton policia, njëri prej vëllezërve, 32-vjeçari Sajmir Shera, ka qenë i dënuar më parë, ndërkohë që iu është sekuestruar edhe mjeti me të cilin kanë kryer krimin.
(BalkanWeb)