Dy vëllezërit Algert dhe Erald Mine janë plagosur, teksa makina e tyre shpërtheu në ecje në Unazën e Gramshit.
Vëllezërit që u plagosën nga shpërthimi janë personat që shfaqen në këto foto, të siguruara për Balkanweb nga gazetari Igli Çelmeta.
Ngjarja ndodhi sot në lagjen “Xhile Liçi” të qytetit të Gramshit. Në situatë më të rëndë shëndetësore paraqitet Erald Mine, që po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Vëllezërit nuk rezultojnë me precedentë penalë. Ata kishin qëndruar në emigrim dhe kishin 2 vite që ishin kthyer në Gramsh.
(BalkanWeb)