Kiara Tito ka qenë personazhi i parë që ka hapur dyert e shtëpisë së saj për rubrikën e re të emisionit “Goca & Gra”, “Shtëpia e VIP-ave”.

Gjatë prezantimit të shtëpisë, Kiara tregoi se në shtëpinë e saj janë vendosur kamera, duke thënë me shaka, “Luizi na vëzhgon”. Më tej, Kiara tregoi arsyen e kamerave.
“Kemi vendosur kamera për çështje sigurie. Bëj shaka. Në fakt, plani ishte që kur të zhvendoseshim këtu, në rast se gjyshet nuk do kishin mundësi për t’u kujdesur për bebushen, do merrnim një dado. Por falë Zotit e kemi rregulluar dhe kamerat do të hiqen shumë shpejt,” -tha ajo.

“Pritja e Lunës më ka mësuar që të mësoj te vetja një forcë të brendshme që nuk e dija që e kisha. Pas lindjes ka qenë e vështirë, e gjeja veten duke qarë nga gjërat më banale. Por falë familjarëve e kalova,” -tha ajo.

Në fund, Kiara zbuloi gjithashtu se përveç “Portokallisë” po punon edhe për një projekt tjetër që ka lidhje me televizionin dhe pjesë do të jetë edhe Luizi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb