DIBER E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe, teksa tre anëtarë të një familje shqiptare janë vrarë në oborrin e shtëpisë.
Familja banonte në qendër të Dibrës dhe mësohet se viktimat janë Amid Pocesta i lindur në vitin 1963, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajza e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.
Sipas mediave në Maqedoni autori i vrasjeve është burri i motres (kunati) me inicialet R.F. për shkak të një konflikti për pronën.
Familja shqiptare kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia për pushime në vendin e tyre të lindjes Forca policie në Maqedoni kanë nisur hetimet.
(BalkanWeb)