Kjo është makina e autorëve të atentatit të sotëm, të ndodhur në Don Bosko. Siç shikohet në foto, automjeti është shkrumbuar tërësisht.

Makina është djegur pranë zonës së Kamzës. Dyshohet se atentatorët kanë qenë dy persona, ku njëri ka pasur rolin e qitësit.

Policia tha se autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe njëri nga ta ka dalë nga mjeti e ka qëlluar ndaj të plagosurve.

Të plagosur mbetën shtetasit Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb