Një makinë ka shpërthyer gjatë ditës së sotme në Unazën e qytetit të Gramshit.

Mjeti që ka marrë flakë, për shkak të shpërthimit është ky që shihni në foto.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se brenda në automjet ndodheshin vëllezërit Algert dhe Erald Mine, që kanë mbetur të plagosur.

Në gjendje më të rëndë paraqitet gjendja shëndetësore e Erald Mines, që është dërguar për kurim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb