BRITANI– Një foshnjë vetëm 41 ditëshe është donatorja më e re në moshë në Britaninë e Madhe. Pasi ai ndërroi jetë, mushkëritë e tij u dhuruan për të shpëtuar dy jetë të tjera. ‘Daily Mail’ shkruan për historinë rrëqethëse të Theo Omondi, i cili humbi jetën pas një sëmundje të papritur.

Mushkëritë e vogëlushit iu dhuruan një foshnjë 5 muajshe, Imogen Bolton dhe një të rrituri iu dhanë dy veshkat e tij. Imogen ishte pacientja më e re e transplantit të mushkërive që u bë në një operacion për 7 orë me radhë në spitalin e Londrës.

Ajo ishte diagnostikuar me sëmundje të rrallë (ACD), ku mushkëritë e saj nuk ishin formuar siç duheshin. “Ne e dimë se Imogen merr frymë falë djalin tonë. Çdo festë për ditëlindjen e Imogen është edhe një festë edhe për Theo-n”, u shprehën prindërit e djalit të mitur që ndërroi jetë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: