Mësuesja Mimoza Rexhvelaj, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar një foto, ku shihet se disa persona kanë qëlluar në murin e shkollës.

Rexhvelaj shprehet se në drejtim të murit kanë gjuajtur gjuetarët. Ajo thotë se ky është një veprim i papërgjegjshëm dhe se gjuetia nuk lejohet në zonë. Më tej, Rexhvelaj deklaron se autoritetet duhet të marrin masa.

“Sot në orën e fundit të mësimit dëgjova krisma pranë shkollës ku punoj, dola pa frymë sepse ishte pranë dhe kur pash se shasmet e çiftes së gjuetarëve kishin prekur murin fundor të shkollës, ndjeva inat, mëri, pse jo dhe rrebelim për t’jua nxjerr fytyrat dhe emrat këtu, nuk e di në e keni të qartë se denoheni me ligj.

Ky është një veprim i papërgjegjshëm prejt tyre. Rreth shkollës ka gjithmonë fëmijë dhe unë me ta që më pëlqen të sodis natyrën dhe këto veprime mund të jenë fatale.

Me sa jam në dijeni është e ndaluar gjuetia, por dhe autoritetet duhet të marrin në kosideratët këtë zonë, meqense individët janë të papërgjegjshëm.

Uroj të mos përsëritën më veprime të tilla, nuk do e kaloni lumin me një shkrim, ju betohem!”, shkruan Rexhvelaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb