Kroacia, nënkampionia e botës, është kthyer pak orë më parë pranë tifozëve të vet për të festuar paraqitjen në “Rusi 2018”.

Edhe pse humbën finalen kundër Francës futbollistëve i është rezervuar një pritje madhështore. Mijëra tifozë janë mbledhur që në mëngjes në Zagreb për të pritur ‘heronjtë’ e tyre.

Një detaj që ka bërë shumë përshtypje është se avioni me pjesëtarët e ekipit kombëtar rrugës për kthim është shoqëruar nga dy avionë ushtarakë, të cilët ishin të Forcave Ajrore kroate.

interesan1-470x334

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb