Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një vizitë në teqenë shqiptare në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Kryemadhi tregon se u mirëprit nga Dervish Eliton Pashaj, kryetari i degës së Vatrës në Michigan, Mondi Rakaj, Ervis Zholi, administrator i Nova Media dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar atje.


Sipas saj, teqeja bektashiane shqiptare në SHBA jep kontribut të çmuar për komunitetin shqiptar që jeton në Amerikë.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Monika Kryemadhit:

Gjatë turit të takimeve në SHBA u ndala në Miçigan pikërisht në Teqen e parë dhe të vetmen Bektashiane “Baba Rexhep” në Detroit të Michiganit. U mirëprita nga Dervish Eliton Pashaj, kryetari i degës së Vatrës në Michigan, Dritan Demiraj, Mondi Rakaj, Ervis Zholi, administrator i Nova Media dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar atje. Dervishi Eliton Pashaj më tregoi sesi vazhdon t’u shërbejë me përkushtim të gjithë bashkëatdhetarëve dhe besimtareve prej 8 vitesh. Kjo teqe u krijua në maj të vitit 1954, ku në krye të saj si titullar shpirtëror u vu hirësi Dervish Rexhep Beqiri. Rexhepi Beqiri, i cili iku nga Shqipëria për shkak të sistemit komunist. Ai qëndroi për disa vite në Itali më pas u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në vitin 1953 hapi dhe Teqenë me ndihmën e imzot Fan Nolit.

Dervish Pashaj ndër të tjera vuri në dukje mungesën e mbështetjes nga ana e qeverisë për diasporën dhe komunitetet e mëdha që ka Michigani dhe shtetet e tjera në SHBA.

Vlerësova kontributin e madh të Teqes “Baba Rexhepi” për komunitetin shqiptar në SHBA dhe veçanërisht në Detroit. Besimet fetare dhe institucionet e tyre kanë qenë historikisht vatra patriotizmi dhe kanë shpërndare dije, kulturë dhe dashuri mes shqiptarëve. Bashkëjetesa mes tyre është një shembull i pakrahasueshëm dhe mësim i madh, që shqiptarët e përçojnë kudo ku ata jetojnë. Dashuria dhe përkushtimi për familjen, sakrificat dhe devotshmëria për atdheun si dhe besimi në zot kanë bërë që shqiptarët t’i rezistojnë asimilimit dhe të prosperojnë kombin, pavarësisht vështirësive të tejskajshme të hasura në historinë e tyre gjatë shekujve. Si kryetare e LSI, u angazhova për të pasur në programin tonë, por edhe të opozitës së bashkuar angazhime të qarta për të ndihmuar komunitetet shqiptare kudo që ata jetojnë. Theksova mungesën e seriozitetit të qeverisë ndaj diasporës. Qeveria shqiptare e trajton diasporën vetëm si fasadë për takimet groteske, si ai i fillimvitit, me shpenzimet e saj, mund të pajiseshin me abetare dhe tekste të tjera pjesa më e madhe e diasporës shqiptare jo vetëm në SHBA. Përçarja dhe trajtimi i shqiptareve me dy standarte është e vetmja “meritë” e qeverisë shqiptare.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: