ERSEKË

Vizita e shefit të qeverisë në qytetin e Ersekës nuk ka kaluar pa marrë komente nga kundërshtarët  politikë.  Ish-kryeministri, Sali Berisha ka ironizuar me anë të një statusi në “Facebook” me vizitën  e Ramës në Ersekë, pasi sipas tij, qytetarët nuk e pritën mirë dhe  i “varën teneqen”.

Ai ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili e informon ish-kryeministrin se Edi Rama takoi disa militantë të tërbuar të cilët janë punonjës në administratë.

“Ne Erseke Edvinit i varin teneqen!Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital! sbShikoje si e presin ne Erseke kallam deshtakun 30 militante te terbuar punojes administrate. Ktu ben gati xhirimet propaganduse te ujsjellsit”, shruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: