GREQI

Një grup shqiptarësh të akuzuar për më shumë se 33 vjedhje të kryera në zonën e Atikës, kryesisht shtëpive, është goditur sot nga Policia e Greqisë. Siç raportojnë mediat fqinje bëhet me dije se në pranga ka përfunduar një shqiptar me profesion bojaxhi rreth 34 vjeç bashkë me një grua 35-vjeçare, ndërsa paralelisht janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe tre shqiptarë të tjerë, të cilët dyshohen se janë pjesë e grupit që kryente vjedhje.

Sipas autoriteteve greke, behët me dije se i akuzuari kryesor, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, kishte ngritur një grup të strukturuar kriminal, përmes të cilit kryente vjedhjen dhe grabitjen e banesave, apartamenteve, ndërsa prej aty ata merrnin të gjitha sendet me vlerë si bizhuteri, orë të shtrenjta, para dhe rroba firmato.

Ky grup kishte shtrirje të gjerë në këtë aktivitet, saqë edhe shtëpitë e futbollistëve dhe ish-futbollistëve të skuadrës së njohur greke “Olimpiakos’ ranë pre e vjedhjeve të tyre.

Shqiptar
Shqiptar

Policia ka zbuluar se ky grup në aksionet e tyre përdorte dy makina, ndërsa tregonin kujdes të madh në mbulimin e fytyrës. Në komunikimin e tyre ata përdornin numra telefoni të regjistruar në emra fiktivë. Gjatë aksionit, siç shihet edhe nga fotot, u konfiskuan nga autoritetet greke  disa orë të shtrenjta, bizhuteri, euro dhe dy makina, të cilat mendohet se përdoreshin nga grupi i strukturuar i shqiptarëve në Greqi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: