7 gola të shënuar dhe spektakël pa fund. Barça turpëron Realin në finale, i shkakton një tjetër humbje të rëndë, një humbje me “manita” që zvogëlon një klub të madh si Reali. Në momentin më kritik që kur Hansi Flick zbarkoi në Barcelonë, kur dëmtimet dhe çështja “Dani Olmo” iu kthyen në makth, tekniku gjerman gjeti forcën dhe formulën e duhur për të vënë në jetë një tjetër kryevepër. Ekipi blaugrana triumfoi në shifrat 5-2 duke bërë për vete trofeun e parë sezon, Superkupën e Spanjës.

Në fakt, Reali krijoi idenë se do të “çmontonte” Barçën pasi Kylian Mbappe gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të. Barça jo vetëm që nuk u demoralizua, por mori menjëherë kontrollin e lojës dhe në minutën e 22-të, Lamine Yamal me një goditje shumë të bukur barazoi shifrat në 1-1. Goli bëri me krah Barcelonën pasi minutën e 36-të fituan një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Lewandowski u tregua perfekt duke përmbysur rezultatin. Jo vetëm kaq, por tre minuta më vonë, Raphinha me një goditje të saktë me kokë dërgoi rezultatin në 3-1. Barça nuk e uli ritmin për asnjë moment, por në limitet e pjesës së parë, Balde realizoi edhe golin e katërt duke e kthyer në show këtë finale.

Historia nuk ndryshoi as me fillimin e pjesës së dytë, me kapitenin Raphinha që kompletoi “dopietën” e tij personale dhe golin e 5-të për Barcelonën. Në të 56-të, Szczesny doli nga zona duke shkaktuar faull, me gjyqtarin e takimit që nuk u mendua dy herë duke herë duke ndëshkuar portierin polak me karton të kuq. Jo vetëm me një lojtar më pak, por Rodrygo realizoi nga goditja e dënimit duke ngushtuar shifrat në 2-5, një e kuqe dhe një gol që krijoi iluzionin se ndeshja do të rihapej, por Barcelona mbrojti me fanatizëm rezultatin duke festuar në fund për këtë trofe shumë të rëndësishme që pritet t’i jap sezonin një tjetër shtysë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

T’i realizosh Realit 9 gola në dy “El Clasico” nuk është pak, është diçka historike. Suksesi i Barcelonës në “El Clasico” solli festë në Spanjë, mbi të gjitha në mediat pranë klubit blaugrana: “Super Manita”, ishte titulli kryesor i Mundo Deportivo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb