Çdo president i ri i SHBA-së ka vëmendje të madhe mediatike sa i përket jetës së tyre private, por ndoshta askush më shumë se Donald Trump.

Dhe një pjesë e arsyes së kësaj është pasuria e Trump, e cila në vitin 2015, siç ka thënë ai vetë është rreth 10 miliardë dollarë, ndërsa sipas hetimit të fundit të Forbes tregon se pasuria e Trump ka rënie së bashku me vlerën e shitjes me pakicë të zyrave të tij dhe pronat e tjera, e besohet se ai tani ka pasuri rreth 3.7 miliardë dollarë.

Nga ndërtesat, apartamentet e hotelet e deri te jahtet e avionët me prirje nga ari, ai duket qartë se di se si t’i shpenzojë paratë e tij.

Megjithatë një nga mënyrat më të preferuara të tij për të shpenzuar paratë është koleksioni mbresëlënës i makinave të shtrenjta.

“Thisisinsider” ka shikuar dhe ka zgjedhur disa nga veturat më të mira që Presidenti i ka në pronësi, apo i ka pasur.

Nga klasikët e deri te veturat sportive, këto janë disa nga veturat që Trump ka në pronësi:

Rolls-Royce Silver Cloud – Mund të shitet nga 20 deri 90 mijë dollarë
auto_21490269428 (1)
Lamborghini Diablo – Rreth 460 mijë dollarë
auto_31490269430
Mercedes-Benz SLR McLaren
auto_41490269431
Cadillac Allante
auto_51490269432
Tesla Roadster
auto_61490269433
24 Karat Gold Chopper
auto_71490269434

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: