Në Serie A tre stola janë të “nxehtë”, në dyshim të fortë. Nuk është një sekret që Mazzarri te Napoli është në “fije të perit”, por De Laurentiis nuk po gjen një opsion të përshtatshëm, por në dyshim janë edhe stolat e Milanit dhe Romës. Humbja e fundit kundër Atalanta-s nxori Milanin nga një tjetër objektiv, nga Kupa e Italisë, duke bërë që diskutimi rreth Stefano Piolit të rikthehet fuqishëm. Kupa ishte një mundësi e shkëlqyer për të fituar një trofe këtë sezon, eliminimi ka trazuar edhe një herë ambientin, tani jo vetëm drejtuesit, por edhe tifozët nuk e duan më Stefano Piolin.

Pioli
Pioli

Të dielën në Milano do të jetë i pranishëm edhe Gary Cardinale, jo vetëm për të ndjekur në stadium sfidën me Romën, por edhe për të vendosur për të ardhmen e ekipit nga këtu e deri në përfundim të sezonit. Conte qëndron në pritje.

La Gazzetta
La Gazzetta

La Gazzetta dello Sport shkruan se jo vetëm Pioli, por edhe Jose Mourinho duhet të jetë i kujdesshëm. Diskutimi është i njëjtë edhe për teknikun portugez. Eliminimi nga Kupa e Italisë, për më tepër në derbi përballë Lazio-s, ka ftohur edhe më shumë marrëdhënien e tij me presidentin e Romës, gjithnjë sipas La Gazzetta-s palët nuk flasin ndërmjet tyre.

Mourinho
Mourinho

Për Mourinho-n ka edhe një afat të fundit, sfida e “play-off” kundër Feynoord në Europa League, më 15 shkurt në Roterdam dhe ndeshja e kthimit më 22 në Romë, nëse verdhekuqtë nuk kalojnë më tej, nuk është çudi që Mourinho të shkarkohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb