ARGJENTINË

Diaspora shqiptare në Argjentinë ka prezantuar kulturën shqiptare. Grupi i të rinjve “Bashkimi” i komunitetit shqiptar në Berisso mori pjesë në edicionin e 14 të takimit kolektiv të organizuar për këtë vit në qytetin argjentinas Lobería. Në këtë manifestim, përveç himnit tonë kombëtar, u prezantuan edhe elementë të tjerë të folklorit shqiptar.

Pjesë e këtij manifestimi dy ditor ishin edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera si atij bullgar dhe sllovak, të cilë po ashtu prezantuan kulturën e vendit të tyre.

Faqja Colectividades Berisso ka shkruar se “Shqiptarët, shkëlqyen në qytetin e Aires”. Të rinjtë e vënë ” Bashkimi ” i komunitetit shqiptar të berisso, rinia ” Sedianka ” e shoqërisë kulturore bullgare ” Ivan Vazov ” dhe grupi ” Kivan ” i klubit argjentinas të berisso veproi në qytetin e lobería në ” 14 ° takimi i collectivities 2019”, raporton Albinfo.ch. Shqiptarët dhanë shfaqje të mirë me vallet dhe veshjet kombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb