“BalkanWeb” ka siguruar fotografinë e personit të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Lezhë.

Personi që shihni më poshtë është 37-vjeçari Ardian Kola, i plagosur pranë Katedrales së Lezhës nga shtetasi Aleksandër Dedgjonaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Lezhe2
Lezhe2

Ngjarja ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, për motive të dobëta.

KONFLIKTI
Mësohet se Kola është konfliktuar me një tjetër person, ende i paidentifikuar për motive banale, por më pas janë ndarë.

Autori është rikthyer më vonë dhe e ka qëlluar nga makina në ecje, duke e plagosur në gjymtyrët e poshtëm.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë që po mbledh edhe dëshmi në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: