TIRANE

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” foton e një prej të arrestuarëve për grabitjen e 9 prillit në Rinas, i cili tashmë është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Personi në foto është Alkond Bengasi, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia ndërsa sot,  Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën “arrest me burg”.


Alkond Bengasi


Alkond Bengasi është kushëri me Klement Çalën, i njohur si ‘mjeshtër’ i grabitjeve, i shpallur në kërkim nga policia. Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke zbërthyer të gjithë skemën e e grabitjes në Rinas, ndërsa ka nxjerrë edhe emrat e autorëve.


Ai ka pranuar ndër të tjera se është ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen.

(BalkanWeb)