“BalkanWeb” siguron foton e biznesmenit, Guxim Gjyriqi i vrarë mesnatën e kaluar para biznesit të tij.

Ai u ekzekutua fill pasi mbylli lokalin i cili ndodhet afër karburantit të tij në Bajram Curri në lagjen ‘Partizani’. Ndërkohë qyteti është blinduar nga policët dhe FNSH për të gjetur autorin e krimit, shkaqet e të cilit janë ende të paqarta.

Por mësohet se Guxim Gjyriqi ka lidhje dhe me Fatmir Haklajn, ish- shef komisariati në Tropojë dhe një figurë e njohur në vitet 97′ por sidomos për vrasjen e ish- deputetit të PD Azem Hajdari më 12 shtator 1998. Gjyriqi është kushëri i Fatmir Haklaj prej nënës së tij.

Vrasje Ne Tropoje Guxim Gjurici 1
Vrasje Ne Tropoje Guxim Gjurici 1

Gjuriqi ishte babai i tre fëmijëve dhe nuk njihej si person problematik në zonë. Policia ka marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni dhe informacione të vlefshme, përfshirë edhe familjarë. Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së biznesit dhe objekteve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb