Personi që shihni në foto është gruaja që u bë ‘mollë’ e sherrit që pasoi me një të vdekur dhe një të plagosur. “BalkanWeb” ka siguruar detaje nga krimi i rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm Kavajën. Një lidhje e ndërprerë, ka bërë që ish- i dashuri mos të pranonte ndarjen nga shtetasja Marsida Qatja, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të mitur.


“BalkanWeb” mëson se gruaja e martuar, burri i të cilës ishte në burg në Gjermani, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, ky i fundit i divorcuar. Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin, 41 vjeç, ishte lidhur me shtetasin Bledar Tocin, polic burgu, i cili mbeti i plagosur. Nga fotot e siguruara në “BalkanWeb” shihet se Qatja bën një jetë luksoze, ndërsa ka edhe një agjenci turistike të vetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


FËMIJËT NË BANESË NË KOHËN KUR NDODHI KRIMI
Ngjarja në Kavajë mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq. Në banesën e Marsida Qatja, në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 14, 9 dhe 2 vjeç. Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.


SI NDODHI NGJARJA
“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga ngjarja, si dhe lëvizjet e fundit të autorit. Mësohet se pasi ka parë që në banesë ka pasur njerëz të tjerë, pasi përveç policit të burgut, aty kanë qenë prezent edhe 2 persona të tjerë, (Xhuljo Biturku dhe Ermir Çela shok të 30-vjeçares), Haxholli ka hyrë nga dritarja e ballkonit, ndërsa ka qëlluar me kallashnikov drejt Beledar Toçit, polic i burgut të Durrësit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: