Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e dy personave në Korçë brenda pak orësh.

Mbrëmjen e kaluar u gjet i vrarë në banesën e tij 57-vjeçari Gramoz Nako, i cili jetonte në SHBA, por kishte ardhur në vendlindje pak ditë më parë, ndërsa mëngjesin e sotëm u vetëvra kunati i tij 71-vjeçari Sefedin Zenellari, në momentin që kishte shkuar policia për ta shoqëruar.

Sefedin Zenellari 1
Sefedin Zenellari 1

“BalkanWeb” ka siguruar fotografinë e 57-vjeçarit Nako, i cili dyshohet se është vrarë nga kunati i tij i moshuar. Ndërkohë, mësohet se në banesën e 57-vjeçarit të vrarë dje mungonte një shumë prej 13 mijë eurosh.

Gramoz Nako Ok
Gramoz Nako Ok

Gjithashtu, në kanatieren e viktimës janë gjetur çarje e grisje të saj, çka tregon se personat janë përleshur. “BalkanWeb” ka mësuar se viktima e sotme, Sefedin Zenellari, ishte vëllai i gruas së Gramoz Nakos. Ai ishte baba i dy fëmijëve, por i divorcuar nga bashkëshortja.

Gramoz Nako Korce
Gramoz Nako Korce

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb