Viti i ri ka nisur me viktima në shtetin turk. Të paktën 39 persona kanë vdekur dhe 69 janë plagosur pas sulmit terrorist në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll.

Në mesin e viktimave ishte një polic, i cili punonte si roje sigurimi pas orarit të punës. Mediat turke e kanë identifikuar si 32-vjeçariin Burak Yildiz, i cili ishte personi i parë që kishte vrarë sulmuesi i veshur si Babadimër para se të hynte në klubin e natës.

Policia turke është ende në ndjekje të autorit, i cili i veshur me kostum babagjyshi qëlloi në klubin e natës duke vrarë 39 persona. Dyshohet se ai nuk ka qenë i vetëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: