ITALI- Është 29 vjeç dhe vjen nga Canicattini, Siracusa. Luca Scata quhet polici italian që ndaloi dhe më pas vrau autorin e masakrës së Berlinit. Amis Amri ka qëlluar i pari dhe ka plagosur kolegun e 29-vjeçarit Scata, Cristian Movio. Më pas Scata ka reaguar dhe ka qëlluar për vdekje terroristin. Në faqen e tij në Facebook kanë vërshuar postimet nga qindra italianë që e kanë falënderuar për aktin.

Luca 3

Tuniziani Amri që hyri me kamion në një treg krishtlindjesh në Berlin duke vrarë 12 persona dhe plagosur 48 të tjerë u vra në 3 të mëngjesit gjatë një kontrollit nga policia italiane në Milano.

Sipas raportimeve ai ka drejtuar armën ndaj oficerëve italianë dhe ka qëlluar duke bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb