GREQI– Policia greke ka pulbikuar foton dhe emrin e 32-vjeçarit shqiptar të arrestuar në Greqi, si i dyshuari kryesor për vrasjen e avoktatit të njohur grek Mihalis Zafiropoulos, më 12 tetor në Athinë.


Sipas mediave greke, ai rezulton me disa emra dhe mbiemra, por nuk ka një identitet të qartë. Mbiemri i tij një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj apo Brahimasi. Kurse emri, Kastriot, Lavdërim, Mikel.
shqiptari


Po kështu edhe për prindërit përmenden disa emra. Sipas policisë nuk është e qartë as ditëlindja e tij, pasi në komunikatën e policisë jepen tre vite të mundshme, 1985, 1989, 1991, ndërsa vendlindja është Shqipëri.


Për ngjarjen akuzohet edhe një tjetër i ri shqiptar, i cili është shpallur në kërkim. Ai quhet Aleksandro, Aleksandros apo Eno, me mbiemrin Mata, i lindur në Shqipëri, më 14 janar 1987.
shqiptari-ne-kerkim

Ditën e sotme, mediat greke kanë publikuar edhe videon e arrestimit të shqiptarit, i cili ka pranuar autorësinë e vrasjes së avokatit, ndërsa ka theksuar se është porositur dhe paguar në vlerën e 3000 eurove për këtë vrasje.

(el.sp/BalkanWeb)