Një incident në detyrë, mëngjesin e sotëm rezultoi fatal për nëntetaren shqiptare, 32-vjeçaren Zarife Hasanaj pjesë e misionit të NATO-s “Enhanced ForWard Presence”.
“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë fotot e nëntares, e cila fillimisht u plagos nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura në bazën e Letonisë, e më pas humbi jetën.
E re në moshë, por me pasion për profesionin dhe detyrën e saj, Hasanaj postonte shpesh në profilin e saj momente nga puna.
Më 14 Mars kur edhe festonte ditëlindjen e së motrës ajo ndodhej larg familjes me mision, por nuk nguronte të shprehte dashurinë që kishte për të.
“BalkanWeb” mëson gjithashtu se misioni i nisur në dhjetor pritej të mbaronte për 20 ditë.
(m.a/BalkanWeb)