Gazetari i “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti, ka siguruar fotografinë e 38-vjeçarit Kreshnik Dashaj, që u gjet i pajetë ditën e sotme, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, pranë banesës së tij. Viktima është personi që “BalkanWeb” sjell më poshtë, ndërsa dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

  • foto galeri

Disa orë pas ngjarjes, policia doli me njoftim zyrtar, ku tha se pas hetimeve paraprake, në trupin e 38-vjeçarit, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës, është konstatuar një plagë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

38-vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e policisë nuk njihet si person me precedent penal. Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb