VLORE– Personi që shihni në foto është Mariglen Memaj, 35-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme nga shoku i tij.
Ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën dhe jo vetëm, ndodhi në fshatin Gjormë. “BalkanWeb” ka siguruar fotot e të riut, babain të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, i cili u vra me breshëri plumbash nga Artjon Shenaj, 33 vjeç, ku ky i fundit u vetëvra në banesën e xhaxhait të tij. “BalkanWeb” mëson se viktima dhe autori ishin me precedentë penale, njëri për lëndë narkotike dhe tjetri për vjedhje.
Memaj kishte qenë emigrant në Itali si dhe kishte qenë në burg në këtë shtet për lëndë narkotike, por më pas ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij. Burime zyrtare raportojnë se ka dyshime që konfliktet mes tyre kanë qenë të vjetra dhe se mendohet që ka të bëjë me pazaret e drogës, ndërkohë që të dy palët kanë qenë dhe fqinj me njëri-tjetrin.
(ed.me/BalkanWeb)