Këta që shihni në foto janë dy prej viktimave të tërmetit katastrofik, që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm. Çifti i të rinjve, Almir Cara dhe Stela Steneci, kanë humbur jetën në Thumanë, teksa banesa e tyre është shkatërruar.

Fotot janë siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra, ndërsa vajza ishte nga Korça, por e fejuar me Almir Carën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Kodra, e reja kishte pësuar një tragjedi familjare dy vite më parë, pasi kishte humbur babanë e saj. Ajo jetonte vetëm me të ëmën dhe vëllanë, ndërsa ditën e tërmetit ka qenë tek i fejuari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb