Është zbuluar fotoja e njërit prej anëtarëve të bandës së hajdutëve në Tiranë, që u godit mbrëmjen e kaluar nga policia. Personi që shihni në foto është i arrestuari Hektor Qiriazi, i cili njihej edhe me emrin Dorian.
Siç raporton gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb”, Qiriazi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është me precedentë penalë. Dyshohet që Hektor Qiriazi është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi.
Ndërkohë, autoritetet po shkëmbejnë informacione me homologët grekë për rastin në fjalë. Qiriazi, së bashku me katër të arrestuar të tjerë, vidhnin vila në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë. Një ditë më parë, ata ishin futur në një vilë, në pronësi të një gruaje, ku kishin marrë një shumë të konsiderueshme parash.
nEAYnczoYP0
(BalkanWeb)