Personi në foto është 33-vjeçari Ramazan Mataj, i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e kaluar në fshatin Dragoç të Postribës, në Shkodër.

Ramazan Mataj rezulton se ka jetuar për një periudhë 1-vjeçare në shtetin belg. Nuk ka të dhëna lidhur me veprimtarinë e tij në Belgjikë.

Pas kthimit në Shqipëri, sipas familjarëvë ai punontë në zonën e Ulqinit në ndërtim.

Ata tregojnë se pas kthimit nga Belgjika apo punës së tij në vendin fqinj, Ramazan Mataj nuk ka shprehur pakënaqësi apo probleme me persona të tjerë.

Ramazan Matja
Ramazan Matja

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb