Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Rrëshenin dhe mbarë vendin, dy ditë më parë, ku u ekzekutua në mënyrë mafioze në sytë e familjarëve të tij biznesmeni Kastriot Reçi.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” snajperin, me të cilën u ekzekutua biznesmeni Reçi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vrasësi ka qëlluar vetëm një herë të vetme mbi 47-vjeçarin, duke i marrë jetën në vend. Ai ka qenë i vendosur në dritaren e tualetit të një pallati 8-katësh, i shpallur nga bashkia i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit, në një largësi jo më shumë se 150 metra në vijë ajrore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb