Kylie Jenner bëri bujë pak më parë, kur mohoi se ka bërë operacione plastike.
“Nuk jam aq plastike, ka një keqkuptim për mua, që kam bërë shumë operacione plastike në fytyrë” , kishte thënë ndër të tjera ajo dhe shpërtheu një “valë” reagimesh në rrjetet sociale. Fotot e vjetra të saj filluan të bëjnë xhiron e internetit. Në këtë mënyrë, kritikët e saj përpiqeshin të bënin të qartë ndryshimin e madh në pamjen e saj.
Ajo vetë duket se nuk mban të njëjtin qëndrim, pasi në një trailer të ri të reality show-t “ The Kardashians ” shfaqet e penduar për ndërhyrjet në trupin e saj.
Jenner shprehet se sa shumë i vjen keq për operacionet që ka bërë, ndërsa pranon se familja e saj ka vendosur standarde bukurie që kanë ndikuar në vetëbesimin e femrave të tjera.
“Mendoj se të gjithë duhet të bisedojmë për standardet e bukurisë që vendosim”, tha ajo.
Sipërmarrësja miliardere nuk ka munguar të theksojë se tashmë është e shqetësuar për shëndetin mendor të vajzës së saj të vogël, Stormi, pasi ka frikë se do të ndjekë hapat e saj vetëm për pranim social.
Kylie Jenner reveals she hasn’t gotten a lot of plastic surgery:
“I think a big misconception about me is that I’ve had so much surgery on my face.” pic.twitter.com/0qmgCwYZRx
— Daily Loud (@DailyLoud) April 18, 2023
“Nuk dua që vajza ime të ndjekë gjurmët e mia. Do të doja të mos kisha prekur kurrë asgjë”, tha Jenner.
Menjëherë pas deklaratës së saj për operacionet plastike, interneti u “mbush” me foto të vjetra të saj, në të cilat nuk ngjan aspak me pamjen e saj aktuale.
Edhe një herë ajo u akuzua për gënjeshtër, ndërsa shumë theksuan se pamja e saj ka ndryshuar dukshëm me kalimin e kohës. “Ne kemi sy dhe shohim”, “Kylie tha një gënjeshtër sot”, “Nëse Kylie nuk është aq plastike, atëherë unë jam presidentja e SHBA-së” janë disa nga komentet ironike të përdoruesve në Twitter kundër saj.