TIRANE- Njësitë e reja administrative të Tiranës siç është ish-komuna Dajt lënë shumë për të dëshiruar për shërbimin që u ofrojnë qytetarëve. Problemi kryesor i banorëve të rrugës “Muhamet Deliu”, Qesarakë, apo zona e Freskut si njihen ndryshe, është mungesa e kontenierëve të mbeturinave dhe mospastrimi i mbetjeve urbane nga firma e pastrimit.

Por veç problemit të mungesës se shërbimit në këtë zonë, ka edhe një mungesë të theksuar qytetarie, pasi njerëz të papërgjegjshëm, ashtu siç dhe pasqyrohet në foto, kanë grumbulluar në një çarçaf mbetjet urbane dhe i kanë hedhur në hyrjen e një prej pallateve në këtë rrugë.

Edhe pse banorët e kësaj zone janë ankuar disa herë në Bashkinë e Tiranës, shqetësimi i tyre nuk po gjen zgjidhje. Mesa duket, rregullat e reja të bashkisë për gjobitjen e atyre që ndotin nuk janë shtrirë ende në ish-komunat.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: