Shumë figura të ‘showbizit’ shqiptar janë bërë bashkë mbrëmjen e kaluar për të festuar ditëlindjen e 30 të këngëtarin Ermal Fejzullahu.

Mes të ftuarëve ishte edhe Ledri Vula, i cili për herë të parë doli publikisht me të dashurën, Sarën, personazhin që sot tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave.

Kthehemi te mbrëmja ku në një momemt Ledri këndoi së bashku me ish të dashurën, Dafina Zeqirin, bashkëpunimin e tyre ‘Tonight’. Duket se kjo situatë nuk i ka pëlqyer Sarës, e cila vendosi të largohej.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar Ledrit, që nga fotot duket se e ka shoqëruar me sy Sarën, por që gjithësi nuk e ka ndërprerë performancën dhe ka vazhduar të këndojë me miqtë e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb