TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një banori të fshatit Gorishovë në komunën Cakran të Fierit bashkë me fotot që tregojnë një situatë të pazakontë.

Qytetari thotë se në tokë derdhet solari i zi dhe ka helmuar të gjithë zonën, pasi ullinjtë janë tharë. Sipas tij askush nuk mban përgjegjësi.

STATUSI I BERISHËS
Një mirëmëngjes për Kallam Dështakun nga fshati i helmuar i Gorishovës!
Shikoni fotot dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirëmbrëma Zoti Berisha Jam një banor i Fshatit Gorishovë. Dua të ndaj një shqetësim tepër të rëndë me juve. Shikojeni se si në ketë vend derdhet solari zi si kur të ishte ujë. Ky solar neve na ka tharë të gjithë ullinjtë dhe ka ndotur ambientet e natyrës. Nga njerëz të papërgjegjshëm dhe të degjeneruar. Nuk e dinë që neve na ka shkaktuar dëme kolosale, çfarë mund të bëjmë për këtë ngjarje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: