Leticia Casta bëri një paraqitje mbresëlënëse në Capri të Italisë. 46-vjeçarja franceze u shfaq në një event të modës Jacquemus e veshur me një fustan të zi me një dekolte të thellë.

Supermodelja dhe aktorja e viteve ’90 ka pozuar në varkën e Jacquemus. Ajo ka kombinuar look-un e saj me një grim shumë delikat dhe natyral dhe me flokë të lëshuara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë karrierës së saj të modelingut, ajo u shfaq në mbi 100 kopertina revistash, ku më e famshmja dhe më e diskutueshme ishte poza e saj nudo për Rolling Stone në vitin 1998, vit kur u emërua ” gruaja më e nxehtë në botë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: