GREQI-Është zbuluar fotoja e shqiptarit, i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Ai është rishfaqur dhe ka lënë një shënim për policinë greke. Shqiptari Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata bashkë me disa shqiptarë të tjerë kanë grabitur një argjendari në rrugën “Zografou” në Athinë, njoftojnë mediat greke.

alvanos2

Pas grabitjes, shqiptari ka lënë shënim në një letër për policinë greke, ku thotë se ai është grabitës, por nuk është vrasës.

Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”- thuhet në letër, ndërsa në fund ishte shënimi “Maradona – këmbëshpejti”.
2210
31-vjeçari shqiptar është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.

Kujtojmë se vrasja e avokatit grek ndodhi mbrëmjen e 12 tetorit të vitit të kaluar në Athinë. Shqiptari Mikel Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin dhe ka pranuar krimin, ndërsa Aleksandër Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes.

02112017gadadhmosiopoihsh003-1509618679
(Aleksandër Mata)

Mendohet se ai është rikthyer sërish në Greqi, ku ka kryer edhe grabitjen e argjendarisë. Aleksandër Mata është arrestuar dhe në të kaluarën për vjedhje.
yghvb
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb