Gjatë javës së fundit është realizuar një aksion ndërinstitucional për lirimin e hapësirave publike në zonën e Karaburinit, të zaptuara në mënyrë të paligjshme nga subjekte që ushtronin aktivitetin e stacioneve të plazheve dhe bar-kafeve në shkelje të ligjit.
Agjencia Rajonale e Bregdetit Vlorë, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, Hetimin Tatimor, IMT, IKMT, AKU, OSSH kanë bërë të mundur kontrollin e ligjshmërisë për zhvillimin e aktiviteteve në këtë hapësirë dhe pas verifikimeve është realizuar cmontimi i strukturave pa leje, lirimi i hapësirave duke i kthyer ato në funksionin e tyre primar si plazhe publike në Zonën e Mbrojtur të Karaburunit.
Tashmë vizitorët vendas dhe të huaj do të kenë mundësi të vizitojnë këto zona pa patur nevojë të paguajnë çmime te pajustifikuara nëpër subjekte të paligjshme.
Për përgjegjësit e këtyre zaptimeve ka nisur një hetim i detajuar nga strukturat e Prokurorisë, për një sërë shkeljesh si zaptim i hapësirës publike, ndërtime pa leje, dëmtim i Zonës së mbrojtur, aktivitet i paligjshëm etj.
(BalkanWeb)