LONDËR

Policia e Londrës ka gjetur në pak orë tre pako me eksploziv në aeroportin e qytetit dhe në stacionin ‘Waterloo’. Sipas mediave vendase pakot e dyshimta fillimisht janë konstatuar nga qytetarët dhe më pas njoftuan policinë.

Për fat të mirë nuk raportohet për të plagosur pasi policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka siguruara pakot e dyshimta, të cilat krijuan gjendje alarmi tek qytetarët.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ky rast po trajtohet si sulm i mundshëm terrorist.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: