ROME

Karabinieria e Romës ka arrestuar gjithsej 21 persona, anëtarë të dyshuar të një bande kriminale që merrej me trafik droge dhe vepronin në periferi të kryeqytetit të Italisë.

Ky operacion u kodua “Luciferi 2017” dhe u koordinua me oficerët e policisë antimafia të Romës. Dje në mëngjes janë arrestuar të gjithë të dyshuarit dhe janë vendosur në paraburgim, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Midis të arrestuarve janë elementë të shquar të krimit romak, përfshirë Fabrizio Capogna (që i përkasin familjes së njohur Capogna) dhe Gaetano Giuseppe Mazza, të dyshuar për krime që lidhen me shpërndarje droge.

Po ashtu, i arrestuar është edhe italiani Davide Barberis. Ky i fundit po ashtu njihet si personazh krimi dhe hetuesit thonë se ka lidhje të ngushta me nëntokën e krimit shqiptar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb